Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë

Departamenti i Shkencave të Edukimit në Bedër, zhvillon seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Ky program synon tu vijë në ndihmë maturantëve në përgatitjen e tyre për provimin e kësaj lënde në maturën shtetërore.

Seancat orientuese do të zhvillohen nga pedagogë të institucionit tonë dhe do të ofrohen falas për të gjithë maturantët e interesuar.

Theksojmë se për tu bërë pjesë e trajnimit çdo maturant duhet që paraprakisht të bëjë regjistrimin përkatës.

Seancat e trajnimit do të zhvillohen sipas tabelës së bashkëngjitur në poster.

Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni, ju mirëpresim!