Zhvillohet Konferenca e 6-të Ndërkombëtare në Gjuhë dhe Letërsië Angleze

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze organizoi për të gjashtin vit radhazi Konferencën Ndërkombëtare mbi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze. Edicioni i këtij viti bashkoi studiues dhe akademikë me një përfaqësim prej 28 artikujsh nga 38 autorë: 14 ndërkombëtarë dhe 24 shqiptarë. Konferenca përbëhej nga një seancë plenare e ndjekur nga 5 seanca paralele ku prezantuesit patën mundësinë të trajtonin tema që varionin nga letërsia botërore dhe kritika, te mësimdhënia, gjuhësia, historia dhe kultura.

Qëllimi kryesor i ICELL është të ofrojë një mundësi për akademikët dhe profesionistët që të vijnë së bashku dhe të mësojnë nga njëri-tjetri, si dhe të ofrojë një vend për t'u takuar dhe për të bashkëvepruar me përfaqësues brenda dhe jashtë disiplinave të tyre.

ICELL filloi në 2015, dhe që atëherë ka pasur 116 punime nga 205 autorë nga 29 vende të ndryshme të botës.