Kolegji Universitar Bedër, 10 vjet eksperiencë

Kolegji Universitar Bedër, në vitin e dhjetë të themelimit të tij si institucion i arsimit të lartë në Shqipëri, vjen i riorganizuar me dy fakultete, 6 departamente dhe një qendër kërkimore.

Sipas Urdhrit të MASR, nr. 200, datë 3.7.2020, KU Bedër riorganizohet si më poshtë:

FAKULTETI I TEKNOLOGJISË DHE BIZNESIT

  1. Departamenti i Shkencave Kompjuterike
  2. Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
  3. Qendra e Kërkimit Shkencor

 

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE DREJTËSISË

  1. Departamenti i Drejtësisë
  2. Departamenti i Shkencave të Komunikimit
  3. Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
  4. Departamenti i Shkencave Islame

 

Për vitin akademik 2020-2021, Bedër gjithashtu zgjeron gamën e programeve, duke ofruar 18 të tillë në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, si më poshtë:

  • Program i Integruar i Ciklit të Dytë në Drejtësi
  • Bachelor në Shkenca Kompjuterike
  • Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Bachelor në Shkenca Komunikimi
  • Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
  • Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Bachelor në Shkenca Islame
  • Program Profesional në Multimedia dhe Grafik Dizajn
  • Program Profesional në Web Development

 

  • Master Shkencor në të Drejtë Penale
  • Master Shkencor në të Drejtë Ndërkombëtare
  • Master Shkencor në Gazetari
  • Master Shkencor në Marrëdhënie Publike
  • Master Shkencor në Shkencat Moderne Islame
  • Master Shkencor në Shkencat Themelore Islame
  • Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Master Profesional në Komunikim Marketingu
  • Master Profesional në Mësuesi – Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm