Bedër, memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Aurel Vlaicu”

Kolegji Universitar Bedër nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Aurel Vlaicu” të Arad, Rumani, në kuadër të programit “Erasmus +”. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i KU Bedër, Prof. Ferdinand Gjana dhe nga Rektorja e Universitetit “Aurel Vlaicu”, Prof. Ramona Lile.

Memorandumi i nënshkruar mes dy universiteteve i hap rrugën shkëmbimit të stafit dhe studentëve tanë, duke nisur që nga ky vit akademik.