Emri i Lëndës : Letërsi Angleze I
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
ELL 215-1 B 3 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit English
Niveli i lëndës
Përshkrimi Kjo lëndë përmban një numër të konsiderueshëm temash që ndihmojnë studentin jo vetëm të njihet me Letërsinë Angleze që në fillimet e saj, por edhe të kuptojë impaktin që letërsia ka patur që herët në kulturën anglo saksone e më pas anglo britanike, dhe nga ana tjetër si ka ndikuar zhvillimi i shoqërisë në letërsinë e kohës. Ky kurs i lëndës Letërsi Angleze është semestral, dhe si i tillë përshkon vijën kronologjike të letërsisë që nga Old English e deri në periudhën e Middle e më pas Modern English, saktësisht deri në vitet 1800, meqenëse edhe pse e shtrirë gjatë në vite nuk ka një numër të madh prurjesh letrare në propocion të drejtë me periudhën kohore. Studentët do të njihen me shkrimtarë të ndryshëm gjatë periudhave të ndryshme letrare si dhe me veprat e tyre më në zë. Në fund të semestrit studentët do t`i nënshtrohen provimit me shkrim për të testuar jo vetëm njohuritë e marra, por kryesisht zotësinë e përdorimit të njohurive në analiza kritike letrare.
Objektivat Objektivat mund të shihen të shtrira gjatë gjithë semestrit dhe jo vetëm në përfundim të tij. Kështu që objektiv primar i kursit është të nxiturit e mendimit kritik në letërsi, që vjen pas një prezantimi të hollësishëm të autorëve dhe të faktorëve socialë e kulturorë të periudhave kur veprat e tyre dolën për lexuesin, mënyrat e pritjes dhe kritika për ta. Duke marrë njohuri të tilla, studentët në mënyrë graduale por efektive do të jenë në gjendje të shprehin lirisht mendimet e tyre rreth veprave në shqyrtim, duke hedhur në të njëjtën kohë hapat e parë drejt një analize më cilësore të veprave letrare. Objektiv tjetër mbetet nxitja e studentëve drejt leximit të vazhdueshëm por jo më si një lexues i thjeshtë amator, përzgjedhja e autorëve dhe librave për lexim, duke bërë njëherë e mire ndarjen e një libri të mire nga një best seller, por mbi të gjitha rritja e dashurisë për librin dhe leximi gjatë gjithë jetës.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Hyrje në letërsi. Sundimi anglez. Periudha e anglishtes së vjetër dhe të mesme në gjuhë dhe kulturë. Pushtimet dhe ndikimet (450 – 1100)
2Letërsia Mesjetare : Lirika e anglishtes së vjetër: Beowulf ; _ G. Chaucer’s The Canterburry tales (poema të përzgjedhura) (shekulli 12 -14)
3Rilindja angleze (1485- 1603): Thomas Wyatt sonnets; Raleigh Vs. Marlowe poems;
4Dramaturgjia para Shakespeare (shekulli 17) ; U. Shekspir: Jeta dhe vepra ; dramaturgjia _ Teatri Elisabetian
5Analizë_ Ch. Marlowe: Doktor Faustus
6Veprimtaria Letrare e Shekspirit: Qëndrime kritike dhe analizë: Nata e dymbëdhjetë; Koriolanus
7Periudha Puritane dhe ajo e Restaurimit – rënia e dramës (shekulli 18)
8Neoklasicizmi dhe Poezia Metafizike: karakteristikat sociale, ekonomike, dhe letrare
9Analizë: J. Donne; A. Marvell; R. Herrick (poezi të përzgjedhura)
10Letërsia Klasike: “Age of Enlightenment”: Milton’s Paradise Lost (pjesë të përzgjedhura)
11Letërsia Klasike: “Age of Enlightenment”: Poezia klasike: J. Dryden (poezi të përzgjedhura)
12Analizë: Letërsia Klasike: Proza: D. Defoe : Robinson Crusoe
13Analizë: Letërsia Klasike: Proza: D. Defoe : Robinson Crusoe
14Analizë: Letërsia Klasike: Proza: J. Swift : Gulliver’s Travels
15Analizë: Letërsia Klasike: Proza: J. Swift : Gulliver’s Travels
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori -
Përdorimi i komp. Prezantime PPT
Të tjera -
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Njohuri rreth shkrimtarëve të ndryshëm, veprave të tyre dhe periudhave të Letërsisë Angleze
2Analizë kritike e teksteve të ndryshëm
3Të diskutosh rreth llojeve të ndryshëm të teksteve dhe leximit kritik
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale00
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final10
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final90
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14342
Detyra 000
Gjysmë finale 000
Provimi final 12525
Të tjera 11010
Ngarkesa totale e orëve 125
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)