Emri i Lëndës : Letërsi Angleze I
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
ELL 215-1 B 3 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit English
Niveli i lëndës
Përshkrimi Kjo lëndë përmban një numër të konsiderueshëm temash që ndihmojnë studentin jo vetëm të njihet me Letërsinë Angleze që në fillimet e saj, por edhe të kuptojë impaktin që letërsia ka patur që herët në kulturën anglo saksone e më pas anglo britanike, dhe nga ana tjetër si ka ndikuar zhvillimi i shoqërisë në letërsinë e kohës. Ky kurs i lëndës Letërsi Angleze është semestral, dhe si i tillë përshkon vijën kronologjike të letërsisë që nga Old English e deri në periudhën e Middle e më pas Modern English, saktësisht deri në vitet 1800, meqenëse edhe pse e shtrirë gjatë në vite nuk ka një numër të madh prurjesh letrare në propocion të drejtë me periudhën kohore. Studentët do të njihen me shkrimtarë të ndryshëm gjatë periudhave të ndryshme letrare si dhe me veprat e tyre më në zë. Në fund të semestrit studentët do t`i nënshtrohen provimit me shkrim për të testuar jo vetëm njohuritë e marra, por kryesisht zotësinë e përdorimit të njohurive në analiza kritike letrare.
Objektivat Objektivat mund të shihen të shtrira gjatë gjithë semestrit dhe jo vetëm në përfundim të tij. Kështu që objektiv primar i kursit është të nxiturit e mendimit kritik në letërsi, që vjen pas një prezantimi të hollësishëm të autorëve dhe të faktorëve socialë e kulturorë të periudhave kur veprat e tyre dolën për lexuesin, mënyrat e pritjes dhe kritika për ta. Duke marrë njohuri të tilla, studentët në mënyrë graduale por efektive do të jenë në gjendje të shprehin lirisht mendimet e tyre rreth veprave në shqyrtim, duke hedhur në të njëjtën kohë hapat e parë drejt një analize më cilësore të veprave letrare. Objektiv tjetër mbetet nxitja e studentëve drejt leximit të vazhdueshëm por jo më si një lexues i thjeshtë amator, përzgjedhja e autorëve dhe librave për lexim, duke bërë njëherë e mire ndarjen e një libri të mire nga një best seller, por mbi të gjitha rritja e dashurisë për librin dhe leximi gjatë gjithë jetës.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Anglo Saksonët.Letërsia e vjetër Angleze. Beowulf. Rëndësia e tij.
2Periudha Mesjetare. Geoffrey Chaucer. Jeta dhe vepra. The Cantebury Tales. (1)
3The Cantebury Tales.(2) Rilindja Angleze dhe Reformacioni. Shkrimtarë dhe ide.
4Christopher Marlowe. Jeta dhe vepra.Dr. Faustus.
5Analizë.William Shakespeare. Jeta dhe vepra. Gjuha Shekspiriane.
6Sonetet e Shekspirit. The Merchant of Venice (1). The Merchant of Venice (2). The Merchant of Venice (3)
7Macbeth (1). Macbeth (2)
8Provim Gjysmëfinal
9John Milton. Life and Career. Paradise Lost.
10Daniel Defoe. Jeta dhe vepra. Robinson Crusoe. (1) Robinson Crusoe. (2)
11Jonathan Swift. Jeta dhe vepra. Gulliver`s travels.
12Robert Burns. Jeta dhe vepra. Poemat.
13William Blake. Jeta dhe vepra. Poemat.
14Prezantime të punëve të kursit.
15Përsëritje
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori -
Përdorimi i komp. Prezantime PPT
Të tjera -
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Njohuri rreth shkrimtarëve të ndryshëm, veprave të tyre dhe periudhave të Letërsisë Angleze
2Analizë kritike e teksteve të ndryshëm
3Të diskutosh rreth llojeve të ndryshëm të teksteve dhe leximit kritik
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale00
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale120
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final30
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final70
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14342
Detyra 199
Gjysmë finale 0140
Provimi final 11414
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 113
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 4.52
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)