Seminar me temë "Lidershipi" nga PhD. Edona Llukacaj

Zyra e Karrierës, në bashkëpunim me Dekanatin e Studenteve në Kolegjin Universitar Bedër, zhvilluan seminarin me temë “Lidershipi”, i cili u mbajt nga PhD. Edona Llukacaj. Të ftuara ishin senatoret e klasave të medresesë së Tiranës. 
 
Dr.Llukacaj zhvilloi një bashkëbisedim me nxënëset duke i nxitur ato të mendonin se pse ishin zgjedhur ato si senatore të klasës. Ajo gjithashtu ndau  me to informacione lidhur me cilësitë e një lideri, duke theksuar se një lider i mirë vazhdimisht investon tek vetja per t’u përmirësuar.