Youth Center Perspektiva, workshop me studentët mbi fotografinë

Klubi i Fotografisë në Bedër në bashkëpunim me Youth Center Perspektiva organizoi një trajnim mbi fotografinë në kuadër të projektit "Hate Fighters in Action".

Ky projekt i cili mbështetet nga programi Erasmus +, Ngritja e Kapaciteteve në Fushën e Veprimit Rinor do të organizojë një sërë aktivitetesh për të rinjtë në vendet partnere dhe të programit, ndër to dhe Bedër, me qëllim forcimin e rolit të të rinjve në aktivitetet për paqen dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes duke përdorur metoda kreative.

Në këtë workshop u trajnuan 27 studentë, të cilët morën njohuri rreth fotografisë, përdorimit të aparatit dhe imazheve në mbështetje të mesazheve të paqes dhe kundër gjuhës së urrejtjes. Në fund të trajnimit studentët u pajisen me certifikata.