Vizitë në ambasadën Amerikane

Studentët e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Kolegjin Universitar Bedër zhvilluan një vizitë në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Qëllimi i kësaj vizite ishte ndarja e eksperiencave dhe njohja e studentëve me njohuri rreth fushave të kulturës, letërsisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, arsimit dhe historisë amerikane. Studentët u pritën nga Znj. Leyla Moses-Ones, e ngarkuar me punë si ambasadore e përkohshme e SHBA-ve në vendin tonë, e cila diskutoi me ta rreth temave të mësipërme.

Znj. Leyla Moses-Ones u prezantoi fillimisht studentëve ambientet e ambasadës, duke shpjeguar njëkohësisht dhe historinë e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ajo gjithashtu ndau eksperiencën e saj në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Studentët shfaqën interes rreth historisë dhe elementëve të kulturës amerikane. Ata po ashtu ishin të interesuar rreth mundësive të studimit apo praktikave profesionale në SHBA.