Mësimdhënia në distancë

Senati Akademik i Kolegjit Universitar Bedër miratoi "Udhëzimin mbi mësimdhënien në distancë", i cili  ka për qëllim të orientojë stafin akademik dhe administrativ të KU Bedër gjatë punës së tij me studentët në prosesin mësimor online. Ky vendim u mor në kushtet e ndërprerjes së aktivitetit të institucioneve arsimore, në kuadër të masave të ndërmarra nga Qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

 
Sipas Udhëzimit, mësimdhënia dhe lektrimi me anë të platformave online në kushtet e shtëpisë do të vijojë duke u bazuar në kalendarin akademik të Kolegjit Universitar Bedër dhe në syllabuset e lëndëve të rishikuara nga vetë lektorët dhe të depozituara në departamentet përkatëse.
 
Në lidhje me metodologjinë e përzgjedhur nga lektorët për lektrimin në distancë, do të merren parasysh edhe specifikat e studentëve me nevoja të veçanta dhe mundësitë që ata kanë për t’u asistuar nga ndonjë familjar, si dhe specifikat e studentëve të cilët nuk kanë akses në internet.
 
Bashkëngjitur gjendet Udhëzimi i miratuar nga Senati Akademik i Kolegjit Universitar Bedër.