Lista e Kandidatëve Fitues / Raundi II (2020-2021)

Kolegji Universitar Bedër shpall fituesit e raundit të dytë për programet bachelor, të integruar të ciklit të dytë, si dhe për ato me karakter profesional.

 

Regjistrimet për këtë raund nisin më datë 30 shtator dhe përfundojnë në 9 tetor 2020, pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:

a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë);

b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave;

c) Dy fotografi të vogla personale;

d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimit.

 

Kandidatët do të gjejnë emrat fitues duke klikuar mbi programin pwr tw cilin kanë aplikuar.

SHËNIM: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në Kolegjin Universitar Bedër, por që nuk kanë aplikuar në këtë raund, mund të aplikojnë në Raundin e Tretë, duke përzgjedhur si preferencë të tyre të paktën një nga programet tona që mund të kenë kuota të lira.

 

Aplikimet online për Raundin e Tretë bëhen ndërmjet datave 12–14 tetor 2020.

 

Kontakt:

Tel: +355673427001

Email: [email protected]

 

Ju mirëpresim!