Bedër tashmë edhe një qendër e autorizuar testesh TOEFL IBT ® !

dashur miq

Shkolla e Lartë "Hëna e Plotë" BEDËR si një qendër e autorizuar testesh ETS ofron tashmë provimin TOEFL iBT®.

Testi TOEFL iBT®., i cili administrohet nëpërmjet internetit, është një pjesë e rëndësishme e udhëtimit tuaj për të studiuar në një vend anglisht-folës.

Rreth testit TOEFL iBT®. :

Testi TOEFL iBT® mat aftësinë tuaj për të përdorur dhe kuptuar gjuhën angleze në nivelin universitar. Ai vlerëson se sa mirë ju kombinoni aftësitë tuaja në dëgjim, lexim, të folur dhe në të shkruar  për të kryer detyrat akademike.

Më shumë se 30 milionë njerëz nga e gjithë bota i nënshtrohen testit TOEFL për  të treguar aftësitë e tyre në gjuhën angleze. Mesatarja e aftësive në gjuhën angleze varion midis nivelit Mesatar dhe të Avancuar. Ideal për:

  •        Nxënësit që planifikojnë të vazhdojnë studimet në një institucion të arsimit të lartë
  •        Testimin e pranimit dhe përfundimit të studimeve në një program në gjuhën angleze
  •        Kanditatët e bursave dhe ata të çertifikuar
  •        Studentët e gjuhës angleze të cilët dëshirojnë të ndjekin progresin e tyre
  •        Studentët dhe punonjësit që aplikojnë për viza