Emri i Lëndës : Letërsi Angleze I
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
ELL 215-1 B 3 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit English
Niveli i lëndës
Përshkrimi Kjo lëndë përmban një numër të konsiderueshëm temash që ndihmojnë studentin jo vetëm të njihet me Letërsinë Angleze që në fillimet e saj, por edhe të kuptojë impaktin që letërsia ka patur që herët në kulturën anglo saksone e më pas anglo britanike, dhe nga ana tjetër si ka ndikuar zhvillimi i shoqërisë në letërsinë e kohës. Ky kurs i lëndës Letërsi Angleze është semestral, dhe si i tillë përshkon vijën kronologjike të letërsisë që nga Old English e deri në periudhën e Middle e më pas Modern English, saktësisht deri në vitet 1800, meqenëse edhe pse e shtrirë gjatë në vite nuk ka një numër të madh prurjesh letrare në propocion të drejtë me periudhën kohore. Studentët do të njihen me shkrimtarë të ndryshëm gjatë periudhave të ndryshme letrare si dhe me veprat e tyre më në zë. Në fund të semestrit studentët do t`i nënshtrohen provimit me shkrim për të testuar jo vetëm njohuritë e marra, por kryesisht zotësinë e përdorimit të njohurive në analiza kritike letrare.
Objektivat Objektivat mund të shihen të shtrira gjatë gjithë semestrit dhe jo vetëm në përfundim të tij. Kështu që objektiv primar i kursit është të nxiturit e mendimit kritik në letërsi, që vjen pas një prezantimi të hollësishëm të autorëve dhe të faktorëve socialë e kulturorë të periudhave kur veprat e tyre dolën për lexuesin, mënyrat e pritjes dhe kritika për ta. Duke marrë njohuri të tilla, studentët në mënyrë graduale por efektive do të jenë në gjendje të shprehin lirisht mendimet e tyre rreth veprave në shqyrtim, duke hedhur në të njëjtën kohë hapat e parë drejt një analize më cilësore të veprave letrare. Objektiv tjetër mbetet nxitja e studentëve drejt leximit të vazhdueshëm por jo më si një lexues i thjeshtë amator, përzgjedhja e autorëve dhe librave për lexim, duke bërë njëherë e mire ndarjen e një libri të mire nga një best seller, por mbi të gjitha rritja e dashurisë për librin dhe leximi gjatë gjithë jetës.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Prezantimi i Lëndës; Historia Anglo-Saksone
2Letërsia Anglo-Saksone - Beowulf
3Historia e Anglishtes 1000-1500; Gjuha dhe Chaucer
4Chaucer - karakterizimi dhe Wife of Bath
5Thomas Mallory dhe legjenda e Arturit
6Soneta, Spenser dhe Shekspiri
7Drama Elizabetiane, Marlowe dhe Faust
8Doctor Faustus - Prolog
9John Donne - Alegoria dhe Seven deadly sins
10Provim Gjysmë Final
11John Donne - metafizikë
12John Milton- Histori, Politike dhe Fe
13Paradise Lost, Turmoil dhe Letërsi
14Satiri dhe Jonathan Swift
15Swift - Propozimi Modest
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori -
Përdorimi i komp. Prezantime PPT
Të tjera -
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Të kuptojmë elementët bazë poezisë, dramës, novelës dhe historive të shkurtra
2Përmirsimi i aftesive gjuhësore dhe i te shprehurit me gojë
3Avancimi në Analizimnin kritik të teksteve të ndryshme.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale120
Kuize120
Projekte00
Projekte semestrale130
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 00
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final70
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final30
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14342
Detyra 100
Gjysmë finale 100
Provimi final 12525
Të tjera 11010
Ngarkesa totale e orëve 125
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)