Njoftim mbi programin e fondit të ekselencës për vitin akademik 2017 – 2018

Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, kontribuon çdo vit me një fond prej 150 000 000 lekë për mbështetjen financiare të studentëve shqiptarë të ekselencës, të cilët janë pranuar të kryejnë studimet e ciklit të parë, të dytë dhe studimet e ciklit të tretë “Doktoraturë” jashtë vendit në universitetet më të mira të botës, sipas renditjes së “Times Higher Education” (Renditja botërore e universiteteve).

Në linkun e mëposhtëm do të gjeni të gjitha informacionet e nevojshme rreth formularit apo mënyrës së aplikimit në fondin e ekselencës, udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Arsimit, kriteret e pranimit apo dokumentacionin e nevojshëm për studentët e ciklit të parë, të dytë dhe ciklit të tretë të studimeve, afatet kohore të aplikimit, etj. http://www.arsimi.gov.al/al/program/fondi-i-ekselences

Ftojmë të gjithë studentët ekselentë të institucionit tonë, të cilët janë të interesuar të vazhdojnë studimet e mëtejshme në universitetet e përfshira në “Times Higher Education” ta vlerësojnë si mundësi dhe të kontaktojnë për çdo informacion të mëtejshëm në fondi.eksel[email protected]