Zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Personelit Akademik për vitin akademik 2017-2018

Asambleja e Personelit Akademik organizoi sot mbledhjen e parë për vitin akademik 2017-2018.

Nën drejtimin e rektorit të Kolegjit Univesitar “Bedër” Prof. Dr. Ferdinand Gjana, mbledhja u zhvillua me praninë e të gjithë stafit akademik.

Pikat kryesore të diskutimit ishin gëzimi i lirisë së plotë akademike në drejtim të mësimdhënies, punës kërkimore-shkencore, kontributit institucional dhe kontributit profesional. Pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit në funksion të promovimit të titullit/gradës shkencore, në interes dhe në emër të institucionit. Organizimi i trajnimeve në funksion të kualifikimeve në institucionet akademike e kërkimore shkencore.