Zhvillohet ceremonia e hapjes për vitin e ri akademik 2017 - 2018

Ceremonia e hapjes për vitin e ri akademik 2017-2018

Kolegji Universitar Bedër zhvilloi sot ceremoninë e mirëseardhjes të organizuar për vitin e ri akademik, ku të pranishëm ishin stafi akademik dhe administrativ i institucionit, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z.Skender Bruçaj, prindër si dhe studentët e rinj dhe ata që vazhdojnë studimet aktualisht.

Rektori i institucionit Prof. Dr. Ferdinand Gjana, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, pasi uroi të pranishmit bëri një rezyme të shkurtër të 7 viteve aktivitet të institucionit që ai drejton, duke theksuar cilësinë e studentëve të diplomuar ndër vite si një ndër arritjet më të mëdha të institucionit .

“Arritjet tuaja në këto 3 vite nuk janë sukses vetëm i juaji por janë njëkohësisht sukses edhe për ne, pasi një ndër gjërat që ne krenohemi janë studentët e aftë profesionalisht që nxjerrim në tregun e punës. K.U Bedër në këto 7 vite aktivitet, e ka treguar se në misionin e tij për arsimimin e brezave të rinj në vendin tonë, sasia ecën në raport të drejtë me cilësinë. 
Urojmë t’iu shikojmë lart e më lart në aspektin profesional jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo në botë.”

Ceremonia vazhdoi më tej me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Komunitetit Mysliman, z.Skender Bruçaj, i cili u uroi studentëve një vit akademik sa më të suksseshëm dhe siguroi mbështetjen e vazhdueshme të Komunitetit Mysliman ndaj Kolegjit Universitar Bedër.

“Këto 3 vite që ju do të kaloni në këtë institucion janë të një rëndësie të veçantë pasi tani është koha e duhur që ju të ndërtoni themele të forta për të ardhmen tuaj profesionale. Sigurohuni ti shfrytëzoni sa më mirë mundësitë që Bedër ju ofron, në mënyrë që të hidhni hapa të shëndetshëm për të ardhmen tuaj.”- tha Z. Bruçaj gjatë fjalës së tij.

Më tej përshëndetjet dhe urimet vazhduan nga dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Dr. Asoc. Rahim Ombashi, Dr. William K. Martin pedagog në departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe nga studentja Klara Haxhiu përfaqësuese e senatit të studentëve.

Pas përfundimit të ceremonisë studentët e rinj u njohën me përbërjen e departamenteve përkatëse, me informacione bazë rreth universitetit si dhe me njësitë administrative e cila do të vazhdojë dhe ditën e nesërme.

Kolegji Universisitar Bedër ju uron suksese të gjithë studentëve që nisin sot rrugëtimin universitar!