Zhvillohet Bedër Awards 2018

Kolegji Universitar Bedër organizoi për të dytin vit radhazi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për të diplomuarit. Në këtë event morën pjesë të diplomuar, stafi akademik dhe administrativ që ka dhënë kontributin ndër vite për universitetin, si dhe figura te shquara nga fusha e letërsisë, kulturës, artit dhe edukimit.

Ceremoninë e hapi përfaqësuesja e Zyrës së të Diplomuarve, Jola Marku, e cila theksoi se  kjo zyrë nën shembullin e universiteteve perëndimore, synon të ndikojë në formësimin e një kulture, për sa i përket aktiviteteve dhe marrëdhënieve universitet- të diplomuar. Ajo u shpreh se ndër treguesit më të mire të suksesit të universitetit janë të diplomuarit e punësuar dhe arritjet e tyre, prandaj organizimi i eventit të ndarjes së çmimeve është vlerësues dhe motivues, por në të njëjtën kohë një shfaqje e suksesit të dyanshëm midis Kolegjit Universitar Bedër dhe të diplomuarve.

Më pas fjalën e mori Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili u shpreh se ky aktivitet është tashmë pjesë e traditës së “Bedër”, duke shërbyer si platformë për të diplomuarit për të shkëmbyer përvojat e tyre. Ai vlerësoi aktivitetin, duke theksuar se një format i tillë në Shqipëri është një model në kuadër të marrëdhënieve të universitetit me të diplomuarit ndër vite.

Gjatë ceremonisë u ndanë në total 12 cmime, nga ku 6 çmime u akorduan në shenjë mirënjohjeje dhe inkurajimi për ish-studentët Mandrit Kamolli, Kadim Rufati, Uejda Kadrija, Sonila Qazimi, Albi Cela dhe Arjola Buzin,  që janë kthyer në modele frymëzuese, falë punës dhe arritjeve të tyre në karrierat profesionale. Ndërkohë, 6 çmime të tjera të veçanta u përzgjodhën nga stafi akademik i universitetit për t’iu akorduar personaliteteve nga fusha e artit, shkencës, kulturës, letersisë e edukimit për kontributin e tyre, ndër ta: Mirela Arqimandriti, Daniel Klingenberg, Mirush Kabashi,  Uran Butka, Xhemal Balla dhe Shpëtim Tasha.

Çmimi i Karrierës

Çmimi "Eagle"

Çmimi H. Vehbi Dibra

Çmimi "Bedër" 

Çmimi "Sipërmarrësit e rinj"

Çmimi "Women Empowerment"

Çmimet speciale:

Uran Butka

Xhemal Balla

Daniel Klingenberg

Mirela Arqimandriti

Shpetim Tasha