Filluan aplilkimet për raundin e dytë

Raundi i dytë i aplikimeve fillon me datë 23 shtator dhe vazhdon deri me datë 1 tetor 2016

Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit por që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose nuk kanë rezultuar fitues, kanë mundësinë të aplikojnë në raundin e dytë, duke përzgjedhur departamentin që dëshirojnë të studiojnë pranë SHLP Bedër si një nga 10 preferencat në formularin e aplikimit që do të plotësojnë në Portalin e Kandidatit për Student http://matura.akp.gov.al

Datat e aplikimeve sipas rretheve:
 
23/09/2016 - Tirana Qytet / Tirana Qark
24/09/2016 - Tirana Qytet / Tirana Qark
25/09/2016 - Tirana Qytet / Tirana Qark / Kamëz / Kavajë / Durrës / Krujë
26/09/2016 - Elbasan /Peqin / Gramsh / Librazhd / Korçë / Pogradec / Kolonjë / Devoll
27/09/2016 - Fier / Mallakastër / Lushnje / Berat / Kuçovë / Skrapar
28/09/2016 - Shkodër / Malësi e Madhe / Pukë / Lezhë / Kurbin / Mirditë
29/09/2016 - Vlorë / Sarandë / Delvinë / Gjirokastër / Tepelenë / Përmet
30/09/2016 - Kukës / Has / Tropojë / Dibër / Mat / Bulqizë
 

Pika më e rëndësishme e këtij procesi është se kandidatët të cilët nuk aplikojnë në këtë raund në një nga programet tona të studimit, nuk do të kenë mundësi të tretë për të vazhduar studimet pranë Universitetit Bedër.

Programet e studimit në të cilat çdo maturant mund të aplikojë në raundin e dytë vijojnë si më poshtë:

- Drejtësi 
- Shkenca Komunikimi 
- Gjuhë dhe Letërsi Angleze 
- Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji 
- Arsim Parashkollor dhe Fillor
- Gjuhë dhe Letërsi Turke
- Shkenca Islame

Kandidatët e raundit të dytë bëjnë 10 përzgjedhje preferencash, ku shënojnë si preferencë të parë departamentin që duan të studiojnë në Shkollën e lartë Hëna e Plotë Bedër.

Menjëhërë pas mbylljes së procesit të aplikimit, studentët duhet të nxitojnë për të bërë regjistrimin pasi numri i kuotave është i limituar.

Për çfarëdolloj informacioni të nevojsëhm mos hezitoni të në kontaktoni në numrat e telefonit: 069 67 84 014, 067 34 27 001 në emailin: [email protected] si dhe në inbox në rrjetet sociale.