Publikohet lista përfundimtare e fituesve të raundit të dytë të aplikimeve

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) shpall listën përfundimtare të fituesve në çdo program studimi për të gjithë kandidatët që kanë zgjedhur të studiojnë në Bedër në raundin e dytë të aplikimeve.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se të gjithë kandidatët duhet të paraqiten në universitet për të kryer procesin e regjistrimit përfundimtar në programet e studimit që kanë aplikuar, nga data 13 deri në 16 tetor 2016 me dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë)

b) Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave

c) 4 fotografi të vogla personale

d) Raport mjeko – ligjor

e) Certifikatë e njohur ndërkombëtarisht e nivelit B1 të gjuhës së huaj për programet që nuk zhvillohen në gjuhën shqipe.

Pas kësaj date kandidatët që nuk janë regjistruar e humbin të drejtën për tu regjistruar në afatet e mëtejshme. Nga data 17 deri në datën 19 tetor të gjithë kandidatët që janë poshtë vijës së kuqe u lind automatikisht e drejta për tu regjistruar në të njëjtët programe që kanë aplikuar.

Në datat e sipërpërmendura zyra e regjistrimit do të qëndrojë e hapur nga ora 08:30 deri në orën 21:00.

Inkurajojmë të gjithë studentët fitues të këtij raundi të fillojnë sa më parë procesin e regjistrimit pasi kuotat janë të limituara dhe pas datës 16 tetor nuk do të mund të regjistroheni më.  

Në linqet e mëposhtme do të gjeni listat e plota sipas departamentit përkatës:

Departamenti i Drejtësisë

Departamenti i Shkencave të Komunikimit

Departamenti i Shkencave Islame

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze

Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji

Arsim Parashkollor dhe Fillor

Për çfarëdolloj informacioni të nevojsëhm mos hezitoni të në kontaktoni në numrat e telefonit: 069 67 84 014, 067 34 27 001 në emailin: admissions@beder.edu.al si dhe në inbox në rrjetet sociale.