Plani i ri strategjik i institucionit

Në datën 5.1.2018, në ambientet e Senatit Akademik, grupet e punës mbi hartimin e planit strategjik 2017-2022 prezantuan draftet e hartuara, lidhur me cilësinë e edukimit, kërkimin shkencor dhe inovacionin, jetën studentore, të diplomuarit dhe promovimin e institucionit, impaktin dhe përgjegjësinë sociale, stafin, financat  dhe infrastrukturën. Të pranishëm ishin Komisioni  mbi hartimin e Planit Strategjik, rektori i kolegjit Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe stafi akademik.