Hapen aplikimet për programin Bedër Mentorship 2017

Të dashur studentë

Janë hapur aplikimet për programin #BedërMentorship2017

Ky program është një projekt i zhvilluar nga Zyra e Planifikimit Karrierës në Kolegjin Universitar Bedër, për të mbështetur dhe udhëhequr studentët gjatë formimit të tyre profesional dhe zhvillimit të karrierës.

Këshillimi përkufizohet si një marrëdhënie profesionale, ku një person me përvojë në profesion ndihmon një të ri për zhvillimin njohurive dhe aftësive të veçanta profesionale.

Mentorët shërbejnë si udhëheqës, trajnerë, mësues dhe kritikë për studentët. Ata u japin atyre mundësinë për zhvillimin e praktikave profesionale në institucionet dhe kompanitë ku janë angazhuar. Diskutojnë për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen studentët, apo konsultimin për vendime që ai merr për të ardhmen profesionale etj.

I gjithë procesi i këshillimit zhvillohet në një atmosferë konstruktive dhe konfindenciale. Pas procesit të aplikimit, studentët e përzgjedhur do të këshillohen nga mentorët, të cilët përcaktohen në përshtatje me fushën e aktivitetit profesional.

Për të aplikuar, mund të paraqiteni pranë Zyrës së Planifikimit të Karrierës.

Email: career@beder.edu.al