Konkursi “English4Employability”

Një mundësi për të kaluar dy javë në Londër!


Të dashur miq,

British Council organizon një konkurs duke iu kërkuar t'i përgjigjeni një pyetjeje shumë të thjeshtë: "Përse nevojitet gjuha angleze për punësimin tuaj?"

Detajet janë si më poshtë.

Nëse jeni një student, i  diplomuar  apo një profesionist i ri që jeton në Shqipëri, pse nuk merrni pjesë në Konkursin tonë English4Employability” ? Fituesi do të kalojë dy javë në Britaninë e Madhe, duke mësuar gjuhën angleze dhe takuar njerëz të rinj nga e gjithë bota. Gjithçka që duhet të bëni është t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje të thjeshtë: " Përse nevojitet gjuha angleze për punësimin tuaj?"

Konkursi “English4Employability” organizuar nga British Council është pjesë e programit SEE Into the Future,"Shikoni Drejt të Ardhmes",  i  cili ndihmon në përmirësimin e mundësive për të rinjtë në shumë vende, duke përfshirë Shqipërinë,  të zhvillojnë dhe  të përmirësojnë aftësitë e tyre në mënyrë që të kenë perspektiva më të mira punësimi.

Konkursi “English4Employability” organizohet nga British Council dhe shkollat e gjuhës në Britaninë e Madhe.

Mos e humbisni këtë mundësi dhe vizitoni faqen e mëposhtme për të aplikuar në konkurs!

http://www.britishcouncil.al/en/events/english4employability