SEMINARE AKADEMIKE

Arti i të Nxënit Strategjik

MSc Arjan Berdellima, diplomuar në UNIVERSITETIN E OKSFORDIT do të na nderojë me pjesëmarrjen e tij duke ndarë përvojën e vet dhe do të mbajë një seminar akademik që synon rëndësinë e të vepruarit dhe studiuarit në mënyrë strategjike.Thelbi i prezantimit është të pajisë studentët me disa këshilla se si të studiojnë në mënyrë më efektive dhe të arrijnë qëllimet e tyre individuale sipas pritshmërive të arritshme. Përveç diskutimit  të elementëve klasik të të nxënit produktiv, si për shembull, aftësitë organizative, menaxhimi i kohës, vendosja e prioriteteve dhe përkushtimi në punë, prezantimi do të përmbajë metodat dhe teknikat e përdorimit të aftësive të sipërpërmendura në mënyrë efektive dhe strategjike. Më e rëndësishmja, konkluzionet do të bazohen në shembuj të jetës reale, të njerëzve të suksesshëm dhe përvojës jetësore në përgjithësi.


Vendi: Salla e Konferencave
Data: 2015/01/28
Ora: 09:50

PS: You may see this presentation in the following link:

http://www.slideshare.net/berdellima/the-art-of-strategic-learning?qid=992fd179-a734-4224-b7a4-550ddbaa7db2&v=qf1&b=&from_search=3