Rreth Departamentit

 
 
Pergjegjës i Departamentit
 
Dr. Isa Erbasierbas@beder.edu.all
 
e-Mail i Departamentit
 
ell@beder.edu.al

 

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, është pjesë përbërse e Fakultetit të Filologjisë dhe Shkencave të Edukimit. Departamenti në bazë të “Ligjit mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe kritereve të Kartës së Bolonjës ofron programin e studimit të ciklit të parë; Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Departamenti Gjithashtu ofron programet e ciklit të dytë; Master Profesional, Mësuesi në Gjuhën Angleze, Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze.


Misioni i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze është përgatitja e individëve me njohuri të thella në fushën e gjuhës dhe letërsisë angleze, zhvillimi i të menduarit kritik dhe aftësive të komunikimit në këtë gjuhë për të kuptuar dhe zbërthyer botën ku jetojmë. Ne synojmë të përgatisim profesionistë frytdhënës me interes për dijen dhe kërkimin shkencor, që do të mund të përballojnë me sukses sfidat e shekullit të 21 në shërbim të shoqërisë dhe vlerave universale.


Vizioni i departamentit është përgatitja e profesionistëve të aftë për tregun kombëtar dhe ndërkombëtar nëpërmjet gërshetimit të mirë organizuar të anës teorike me atë praktike.

Ky Departament përbëhet nga një staf akademik me pedagogë shqiptarë dhe lektorë që vijnë nga vende të ndryshme të Botës.

- Qëllimet dhe objektivat e mësimdhënies:

  • të ndihmojnë studentët të kuptojnë formimin intelektual dhe kulturor të kombit dhe letërsisë angleze dhe botërore, dhe t’i pajisë ata me konceptet dhe terminologjinë e përdorur në analizën e teksteve letrare.
  • të ndihmojnë studentët të kuptojnë ndërlidhjen e njohurive rreth aftësive kritike, qasjeve analitike, vizioneve ndërdisiplinore dhe aftësive interpretuese që lidhen me letërsinë.
  • të nxjerrë studiues të letërsisë për komunikim efektiv, në ligjërime të shkruara dhe të folura, në studime ndërdisiplinore, dhe të ndihmojë studentët të rrisin shkallën e krijueshmerisë, vetë-besimin e tyre dhe të shpalosin ide origjinale në një fushë të caktuar të studimit.
  • të përgatisë studentët të përfitojnë nga burime të ndryshme të informacionit për të ruajtur zhvillimin e tyre profesional dhe personal në kontekstin e të nxënit afatgjatë.
  • të pajisë studentët me rrethana të volitshme bashkëkohore në mënyrë që të shfrytëzojnë të dhënat e hulumtimit tërësisht dhe me efikasitet me ndihmën e teknologjisë më të fundit.
  • të rrisë ndërgjegjësimin e studentëve mbi parimet ligjore dhe profesionale dhe etikën sociale dhe të përdorin njohuritë dhe kapacitetet e tyre si për të mirën e individit ashtu dhe të shoqërisë.

Këshilli i Departamentit

Nr. Titulli/ grada Emër Mbiemër e-Mail
1 PhD Isa Erbas ierbas@beder.edu.al
2 PhD Ilda Poshi iposhi@beder.edu.al
3 PhD Enkeleda Jata ejata@beder.edu.al
4 PhD Candidate Mehmet Aslan maslan@beder.edu.al
5 PhD Candidate Arti  Omeri aomeri@beder.edu.al
6 MSc Zamira Hodo zhodo@beder.edu.al
7 MSc Klevis Topi ktopi@beder.edu.al