Përgjegjësi i Departamentit

Të dashur studentë,

Departamenti Gjuhë dhe Letërsi Angleze ofron një program tre-vjeçar Bachelor dhe program Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Departamenti i jep rëndësi leksioneve në tema letrare dhe historike dhe në të njëjtën kohë, krijon një atmosferë të këndshme për studim të thellë dhe diskutimin konstruktiv të teksteve përmes analizës aktive, duke i nxitur studentët t’i kushtojnë vëmendje personale terësisë së rrethanave në veçanti. Në rast se niveli i njohurive të studentëve në gjuhë angleze nuk është i mjaftueshëm për t’i lejuar ata të nisin studimet në vitin e parë, ata duhet të ndjekin shkollën përgatitore ku të mësojnë gjuhën mirë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre shprehëse.

Fokusi i këtij departamenti nuk është vetëm Letërsia Britanike, por edhe qasjet krahasuese për të kuptuar aspektet e letërsisë Amerikane dhe Evropiane. Të gjitha kurset që ofron Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze janë të detyrueshme, edhe pse disa kurse janë të përfshirë si lëndë me zgjedhje. Kur një student zgjedh një program studimi, ai kurs konsiderohet detyrimisht i frekuentueshëm.

Departamenti ynë ofron programe të hartuara sipas nevojave të nxënësve dhe fushave të tjera me interes për ta. Për shkak të nevojës që studentët e departamentit tonë kanë për një sërë kursesh studimi, programet semestrale përfshijnë shkrimtarë të ndryshëm dhe një koleksion të gjerë të veprave të tyre, si dhe një numër të madh lëndësh me zgjedhje shtesë mbi historinë dhe zhanret e letërsisë.

Çdo student në departamentin tonë ka mundësinë për t'u bërë një mësues i gjuhës angleze, një përkthyes, një studiues etj Për nxënësit e tjerë, programet Master të disa fushave të shkencave sociale ofrojnë mundësi për të nisur karriere në lloje të ndryshme të mësimdhënies, në fushën e botimeve shkencore, në menaxhim, në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe gazetari.

Departamenti ynë ka punësuar disa nga lektorët ndërkombëtar më të kualifikuar me aftësi të spikatura në mësimdhënie dhe kërkime në fusha ndërdisiplinore. Stafi ynë ka përvojë në një gamë të gjerë të letërsive, jo vetëm në Letërsi Britanike, por edhe Letërsinë Amerikane, Letërsinë Krahasuese, Metodologjitë përkthimore, dhe dramaturgji.

Programet universitare dhe ato pas-universitare Master janë të gjithëanshme dhe përfshijnë një llojshmëri të gjerë lëndësh me zgjedhje apo të detyrueshme. Stafi ynë profesional i lektorëve është mikpritës dhe lehtësisht i gjindshëm për çdo udhëheqje kërkimore, për të ndarë një këndvështrim apo ide apo për zgjidhjen e problemeve individuale që studentët mund të hasin në rrjedhën e studimeve të tyre. Për rezultate sa më të dobishme dhe të frytshme, kurset, leksionet dhe seminaret janë të organizuara në grupe me numër të vogël të studentëve në mënyrë që ndërveprimini të jetë sa më i lartë dhe të gjithë studentët të përfitojnë plotësisht prej tyre.

Dr. Isa Erbas