Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm

Koordinator i programit

 

Dr. Isa Erbas
[email protected]

Bordi Shkencor


Dr. Isa Erbas [email protected] 
 
Dr. Ilda Poshi [email protected] 
 
Dr. Enkeleda Jata [email protected] 
 
 

 

Ky  program studimi zgjat 1.5 vite akademike (90 ECTS) dhe ka për qëllim përgatitjen me cilësi të lartë të mësuesve të gjuhës angleze. Studentët ndjekin kurse në lidhje me pedagogjinë, zhvillimin njerëzor, metodologjinë angleze si dhe një praktikë mësimore në fund të tij. Studentët gjithashtu do të njihen me mjetet për të vlerësuar kërkimet mbi praktikat në klasë. Programi është i hapur për të gjithë kandidatët me një diplomë bachelor në gjuhë dhe letërsi angleze, përkthim dhe interpretim në anglisht, studime britanike dhe studime amerikane. Mundësitë e karrierës përfshijnë: mësimdhënie në ciklin fillor dhe të mesëm në institucione të ndryshme publike dhe private, duke i mësuar nxënësit e rinj ose të rriturit nëpërmjet programeve dhe kurseve të ndryshme të gjuhës.

Kohëzgjatja e studimeve

Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze për Shkollat e Mesme përbëhet nga 1.5 vite akademike të ndara në 3 semestra.

Numri i  Krediteve (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)

Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze për Shkollat e Mesme përbëhet nga 90 ECTS, 1 ECTS=25 ORË

Titulli i Diplomës

Në përfundim të programit , studentëve u jepet Diplomë Master - Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze për Shkollat e Mesme

Mundësitë e Punësimit

Të diplomuarit e programit Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze për Shkollat e Mesme mund të kryejnë detyrat e mëposhtme:

  • Mësues të Gjuhës Angleze në shkolla publike dhe/ose private
  • Përkthyes në administratën publike dhe/ose organizata vendase dhe/ose ndërkombëtare
  • Ndërmjetësues komunikimi në kompani publike e private që ushtrojnë veprimtari ekonomike e tregtare me palë anglishtfolëse
  • Përkthyes dhe/ose redaktues në media
  • Komunikues ndërkulturor në fushën e turizmit
  • Specialist i marrëdhënieve ndërkulturore në organizata qeveritare dhe/ose OJF të ndryshme
  • Mediator i marrëdhënieve midis vendit tonë dhe vendeve të huaja në institucione publike dhe/ose private

 

 

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 EDU 401 Hyrje në Edukim Turkish A 64 87 3.50 6
2 EDU 413 Teorite dhe Perqasjet ne Mesimdhenie dhe Mesimnxenie Turkish B 64 86 3.50 6
3 EDU 417 Teknologjite Mësimore dhe Projektimi I Materialeve Turkish D 64 87 3.50 6
4 ELL 423 Teori dhe Perqasje ne Mesimdhenien e gjuhes angleze English B 64 87 4.00 6
5 PSD 471 Psikologji Zhvillimi English A 64 79 3.50 6
Gjithsej 320 426 18 30

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ELL 418 Vlerësim dhe Kontroll Njohurish English B 64 86 4.00 6
2 ELL 412 Metodat në Mësimdhënien e Aftësive Gjuhësore të gjuhës Angleze English B 64 86 4.00 6
3 ELL 420 Menaxhimi dhe Udhëheqja e Klasës English C 64 87 4.00 6
4 ELL 502 Metoda Kërkimore English A 64 86 4.00 6
5 English Elective English D 0 0 4.00 6
Gjithsej 256 345 20 30

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ELL 541 Praktikë mësimore English E 48 327 3.00 15
2 ELL 551 Tezë English F 32 343 2.00 15
Gjithsej 80 670 5 30

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
ELL 431 Psikolinguistikë English D 64 88 4.00 6
ELL 410 Zhvillimi i Kurrikulave English D 64 87 4.00 6